Manchester City e “shkel” Tottenhamin

  • A.P /
  • 13 February 2021 - 20:29
Manchester City e “shkel” Tottenhamin

Manchester City ka vazhduar me formë fantastike duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat 3:0, në ndeshjen derbi në kuadër të javës së 24-të në Premierligë.

Fillimisht Rodri shënoi nga pika e bardhë në minutën e 23-të, e që ishte rezultati i pjesës së parë.

Gundogan në pjesën e dytë realizoi dy herë për fitoren e radhës të ekipit të udhëhequr nga Guardiola.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 53 pikëve në vendin e parë, duke lënë shumë prapa ekipet tjera. 

(Kosova Sot Online)