Zyrtare: Pensionohet Khabib

  • S.A /
  • 19 March 2021 - 08:58
Zyrtare: Pensionohet Khabib

Kampioni i botës, Khabib Nurmagomedov është pensionuar zyrtarisht nga sportet luftarake.

Edhe pas shumë përpjekjeve për ta rikthyer në ‘kafaz’, Dana White përmes rrjeteve sociale tregon që Khabib e mbyll aventurën në këtë sport.

“Ai është zyrtarisht i pensionuar. Faleminderit për gjithçka dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar White në rrjetet sociale.

Kujtojmë që meçi i fundit i Khabib ishte ndaj amerikanit, Justin Gaethje – të cilën e fitoi pa pikë problemi!.

(Kosova Sot Online )