Fitorja ndaj Beneventos “obligim” për Juventusin

  • A.P /
  • 21 March 2021 - 14:25
Fitorja ndaj Beneventos “obligim” për Juventusin

Në orën 15:00 vëmendja do të spostohet në “Allianz Stadium”, ku Juventusi do të presë Beneventon me synimin për të marrë një tjetër fitore dhe për të provuar të vërë nën presion Interin.

Pasi i dhanë lamtumirën Ligës së Kampionëve, bardhezinjtë janë rikthyer të mendojnë për kampionatin, ndonëse janë ende larg zikaltërve të Interit.

Përballë Juventusit sot do të jetë Benevento, një skuadër që ka bërë mirë deri në këtë pikë të sezonit, por “frika” e rënies është kthyer sërish dhe djemtë e drejtuar nga Philippo Inzaghi do të provojnë të mos dalin pa pikë nga Torino.

(Kosova Sot Online)