
Lexoni edhe:
Ndeshja hapëse në Euro 2020 do të luhet para rreth 70 mijë tifozëve
Pasi nuk arritën të zhvillonin dje stërvitje për shkak të motit të keq, sot Kombëtarja e Kosovës ka nisur stërvitjen e parë, para ndeshjes miqësore që e luan nesër ndaj Lituanisë.
Pjesë e kësaj stërvitje nuk është Aro Muric, i cili është përjashtuar nga ekipi për arsye disiplinore.
FFK tregon se a do ta kthejë ndonjëherë në kombëtare Aro Muriçin e përjashtuar.
Ndeshja hapëse në Euro 2020 do të luhet para rreth 70 mijë tifozëveLexoni edhe:
Gjithashtu, në këtë seancë stërvitore mungon edhe Amir Rrahmani, i cili është i lënduar.
Rrahmani nuk ishte pjesë e ekipit të Napolit në dy ndeshjet e fundit, por udhëtoi në Kosovë për ndeshjet e marsit.
Mbetet të shihet se a do të jetë në gjendje kapiteni i Kosovës të ndihmojë ekipin në këto ndeshje të rëndësishme.
(Kosova Sot Online )