Katër skuadra e duan trofeun e çmuar të Ligës Unike

  • S.A /
  • 13 April 2021 - 10:59
Katër skuadra e duan trofeun e çmuar të Ligës Unike

Sot do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, kurse nesër takimi për vend të tretë dhe finalja e madhe, në Ligën që zhvillohet në mes Kosovës e Shqipërisë. Faza finale do të luhet në Durrës. Mesjava në Durrës pritet të jetë shumë e “nxehtë”. Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Ligës Unike, takimi për vendin e tretë dhe finalja e madhe. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në palestrën “Dhimitraq Goga” në Durrës. Rahoveci – Peja është gjysmëfinalja e parë dhe shumë interesante.

Vreshtarët u kualifikuan në gjysmëfinale pa lojë, pas tërheqjes së Teutës, ndërsa Peja ishte më e mirë se Vllaznia e Shkodrës. Të dy skuadrat e duan depërtimin në finale dhe ta fitojnë trofeun e çmuar që është historik, pasi është hera e parë që zhvillohet një ligë mes Kosovës e Shqipërisë në sportet kolektive. Goga Basket, pasi e mundi Tiranën, do të ballafaqohet me Golden Eagle Yllin, i cili e mundi Sigal Prishtinën. Ky duel pritet të jetë shumë interesant, duke i marrë parasysh cilësitë e dy skuadrave. Goga ka për synim të fitojë çdo trofe të mundshëm këtë edicion, kurse Ylli, që ka bërë shumë investime, e dëshiron trofeun e parë të Ligës Unike, që njëkohësisht do të ishte trofeu i parë në histori të klubit. Takimet për shkak të masave anti-Covid do të zhvillohen pa praninë e tifozëve, përkundër interesimit të jashtëzakonshëm.

Image

(Kosova  Sot Online