Mungesë e madhe për Dritën, përfundon sezoni për Kastriot Rexhën

  • S.A /
  • 20 April 2021 - 14:05
Mungesë e madhe për Dritën, përfundon sezoni për Kastriot Rexhën

Futbollisti i Dritës, Kastriot Rexha nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë klubin në fazën vendimtare të sezonit.

.Kjo do të jetë një mungesë e madhe për klubin e Dritës ku dihet që tani Superliga është në një fazë të rëndësishme dhe mungesa e Rexhës do të jetë evidente.

Rexha në këtë sezon është paraqitur në 21 ndeshje kampionale dhe 2 ndeshje të kupës ku ka arritur të shënojë 8 gola dhe 2 asistime.

(Kosova Sot Online )