Kimmich konfirmon transferimin e Alabas në Madrid
Disa orë pasi u raportua për arritjen e marrëveshjes mes David Alaba dhe Real Madridit, sinjale se mund të ketë ndodhur diçka e tillë tani ka dhënë mesfushori, Joshua Kimmich.
Pas fitores 2-0 të Bayernit kundër Leverkusenit, ai tha se Real Madridi do të ishte klubi ideal për Alaban, që do të largohet në qershor si lojtar i lirë.
“Këtu ai ka fituar gjithçka. Unë do të thosha që Real Madrid, pa dyshim, është një klub i denjë”, tha Kimmich.
“Nuk mund të bëjë shumë hapa pas Bayern Munich, por Real Madrid nuk është aspak keq”.
(Kosova Sot Online)
