Juventusi insiston për ishin e Milanit, Locatellin

  • S.A /
  • 23 April 2021 - 08:57
Juventusi insiston për ishin e Milanit, Locatellin

Mesfushori i Sassuolos, Manuel Locatelli, vazhdon të jetë objektiv i Juventusit.

Sipas “Calciomercato”, janë të vendosur që të marrin mesfushorin dhe do të jetë objektivi numër një në merkaton e verës.

Locatelli erdhi nga akademia e Milanit, por Kuqezinjtë u detyruan ta largojnë në vitin 2018.

Këtë edicion, ai ka bërë 25 paraqitje në Serie A, ka shënuar pesë gola.

(Kosova Sot Online )