E pranon Guardiola: Garcia do t’i bashkohet Barcelonës

  • A.P /
  • 26 April 2021 - 00:05
E pranon Guardiola: Garcia do t’i bashkohet Barcelonës

Pep Guardiola e ka pranuar se Eric Garcia do të largohet nga Manchester City në verë dhe do t’i bashkohet Barcelonës.

Marrëveshja e qendërmbrojtësit katalonas me Manchester Cityn mbaron më 30 qershor, edhe me gjithë përpjekjet e drejtuesve të klubit për ta bindur të qëndrojë Garcia do të largohet falas në verë.

Duke folur pasi skuadra e tij e fitoi trofeun e Carabao Cup të dielën, Guardiola tha se Garcia nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren 1:0 kundër Tottenhamit sepse do t’i bashkohet Barçës.

“Eric Garcia është njëri prej lojtarëve që i parapëlqej. Do të doja t’i kisha 15 Eric Garcia”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Ai nuk është në bankën rezervë sepse mendoj se ai do t’i bashkohet Barcelonës”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)