Edhe Tolisso nxirret në shitje

  • S.A /
  • 30 April 2021 - 13:39
Edhe Tolisso nxirret në shitje

Tolisso nuk bën pjesë më në planet e Bayern Munich.

Sipas “Kicker”, Bayern Munich është i gatshëm të dëgjojë oferta për Corentin Tolisso.

Fituesi i Kupës së Botës ka dështuar për shkak të lëndimeve të shpeshta dhe është rrugës për t’u larguar nga Bayerni. Atë e duan klube si; West Ham, Juventus, Inter, Napoli, Atletico Madrid, Arsenal dhe Manchester United. Ai është pjesë e Bayernit që nga viti 2017. Tolisso ka bërë 94 paraqitje dhe ka shënuar 19 gola. 

(Kosova Sot Online )