McGregor e quan homofobik Khabibin

  • S.A /
  • 10 May 2021 - 11:18
McGregor e quan homofobik Khabibin

Në një kohë kur duhet të jetë duke u përgatitur për luftën me Dustin Poirier në trilogjinë më të shumëpritur në UFC, Conor McGregori shkaktoi stuhi në rrjetet sociale me komentet drejtuar Khabib Nurmagomedovit. McGregor e ka quajtur ho ofobik Khabib Nurmagomedovin në një postim që më vonë e fshiu në Twitter.

Postimi i luftëtarit irlandez kishte të bënte me luftën mes tij dhe Khabibit në vitin 2018. “Vërtet e pistë. Ky djalosh mbahej në mua duke iu qarë gjyqtarit se unë po i shkelja rregullat”, shkroi McGregor. Në një reagim tjetër, McGregor iu përgjigj pretendimit të një ndjekësi se ai e kishte mbajtur prej rrobave Khabibin. “Nuk po e mbaja prej shorceve. Po ia fusja gishtat në bythën homofobike. Shikoja fytyrën e lumtur këtu. Atij i pëlqeu”, shkroi McGregor. 

(Kosova Sot Online )