Joshua Buatsi e mposht Dos Santosin me nokaut brutal

  • A.P /
  • 16 May 2021 - 11:15
Joshua Buatsi e mposht Dos Santosin me nokaut brutal

Boksieri Joshua Buatsi e ka fituar duelin ndaj Daniel Dos Santos me një nokaut brutal.

Në raundin e katërt, Buatsi me një goditje në kohë dhe vend të duhur me të djathtën duke e hedhur në tokë Dos Santosin.

Kështu, Buatsi e përfundoi në mënyrë të mirë meçin që e kishte dominuar nga fillimi.

Tash, fituesin e medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike e presin sfida edhe më të vështira.


(Kosova Sot Online)