Dortmundi e shet Sanchon nëse vjen oferta e duhur

  • S.A /
  • 21 May 2021 - 09:41
Dortmundi e shet Sanchon nëse vjen oferta e duhur

Futbollisti i talentuar anglez, Jandon Sancho mund të ndryshojë ambient këtë afat kalimtar veror. Skuadra gjermane, Borussia Dortmund ka treguar pozicionin e saj në lidhje me të ardhmen e anësorit anglez.

Sancho mund të largohet nga klubi këtë verë nëse arrin oferta e rëndësishme, pak më pak se 100 milionë euro, raporton kështu gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Manchester Unitedi është i interesuar për shërbimet e Sanchos, por ende nuk ka biseda zyrtare ose ofertë.

21 vjeçari ka 136 paraqitje për Dortmundin prej vitit 2017, teksa ka shënuar 50 gola dhe ka dhuruar 65 asiste. 

(Kosova Sot Online )