Liverpooli këshillohet ta shesë Salahun

  • S.A /
  • 26 May 2021 - 12:10
Liverpooli këshillohet ta shesë Salahun

David James mendon se Liverpooli duhet ta shesë Mohamed Salahun. Sipas tij, që e ka veshur fanellën e Redsave për shtatë sezone, nga 1992/93 e deri më 1998/99, Liverpooli luan shumë më mirë pa Salahun.

Salah është transferuar në “Anfield” në vitin 2017 nga Roma, ai ka shënuar 125 gola në 203 paraqitje në të gjitha garat duke ndihmuar ekipin e Jurgen Klopp të fitojë Premierligën dhe Champions Leaguen.

Sido që të jetë, sezonin që lamë pas, Salah ka qenë nën hije, jo ai i viteve më parë dhe sipas James, është një sinjal se duhet ndryshuar sulmi.

“Ai mund të jetë golashënuesi i dytë më i mirë, por për mua, unë mendoj se Liverpooli luan më mirë pa Salahun”, tha ish portieri i Liverpoolit.

“Është mundësi që Liverpooli ta shndërrojë në para Salahun… më pas  [Diogo] Jota mund të përshtatet në top treshe në sulm, derisa [Roberto] Firmino do të ketë më shumë liri”. 

(Kosova Sot Online )