Bardhi sërish pozitiv me COVID-19

  • A.P /
  • 03 June 2021 - 22:20
Bardhi sërish pozitiv me COVID-19

Njëri prej futbollistëve më të mirë të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, nuk do të mund t’i bashkohet përfaqësueses A, pasi ka dalë pozitiv në testin e dytë  për Covid-19.

Shkupjani është në karantinë në hotelin “Hillton” dhe nuk ka asnjë kontakt me anëtarë tjerë të përfaqësueses.

Ndryshe Maqedonia të martën udhëton për në Bukuresht, ndërsa 5 ditë më vonë luan ndeshjen e parë të Kampionatit Europian kundër Austrisë.

Para nisjes së përfaqësueses A për në Bukuresht, Bardhi sërish do të bëjë testin për Covid-19, ndërsa nëse i njejti del negativ, atëherë shkupjani do të udhëtojë bashkë me lojtarët e tjerë dhe stafin teknik.

(Kosova Sot Online)