Vetëm barazim për Belgjikën

  • A.P /
  • 03 June 2021 - 22:50
Vetëm barazim për Belgjikën

Belgjika i ka nisur me barazim përgatitjet për Euro 2020.

Të besuarit e Roberto Martinez barazuan 1-1 ne miqësoren me Greqinë.

Për Belgjikën shënoi pas 20 minutave lojë, Thorgan Hazard.

Greqia barazoi gjithçka me Tzavellas in në minutën e 66’ dhe mbeti rezultati përfundimtar 1-1.

Para startit të Euro 2020, Belgjika do të ketë një tjetër miqësore, me 6 qershor me Kroacinë.

Belgjika në Euro 2020 gjendet në Grupin B me Danimarkën, Finlandën dhe Rusinë.

(Kosova Sot Online)