Italia e “shkel” Çekinë

  • A.P /
  • 04 June 2021 - 22:44
Italia e “shkel” Çekinë

Italia ka arritur të shënojë fitore bindëse ndaj Çekisë në ndeshjen miqësore me rezultat 4:0.

“Azzurët” u treguan dominues nga fillimi duke e fituar ndeshjen me stil.

Festivalin e golave e nisi Ciro Immobile në minutën e 23-të, për ta vazhduar Barella tre minuta para fundit të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë u shënuan gjithashtu dy gola.

Fillimisht Insigne e trefishoi epërsinë në minutën e 66-të, kurse shtatë minuta më vonë Berardi vulosi rezultatin e këtij takimi.

Me këtë fitore dhe këtë paraqitje, Italia e Roberto Mancinit tregon se do të jetë konkurrente e fortë për ta fituar Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor. 

(Kosova Sot Online)