Sarri te Lazio, çështje orësh
Maurizio Sarri mund të nënshkruajë kontratën e tij me Lazion këtë mbrëmje, sipas burimeve të ndryshme, një marrëveshje dy-vjeçare me vlerë 3 milionë euro plus bonuse.
Eksperti i transferimeve të Sportitalia, Alfredo Pedullà dhe eksperti i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio kanë të njëjtat azhurnime për situatën.
Sarri u takua me Presidentin Claudio Lotito mbrëmë, teksa agjenti Fali Ramadani foli me drejtorin Igli Tare sot.
Ramadani tani po i paraqet kontratën Sarrit, me një vendim që pritet sonte apo edhe nesër.
Shifrat duket se janë një kontratë dy-vjeçare me vlerë rreth 3 milionë euro në sezon plus shpërblime për ta çuar totalin në 3.8 milionë euro.
Lazio ka nevojë për një trajner të ri pasi Simone Inzaghi u largua për ta marrë drejtimin e Interit.
(Kosova Sot Online)
