Interi ia tregon çmimin e Hakimit PSG-së

  • A.P /
  • 07 June 2021 - 23:11
Interi ia tregon çmimin e Hakimit PSG-së

Inter ka paralajmëruar përsëri Paris Saint-Germain se propozimi prej 60 milionë eurove nuk është i mjaftueshëm, pasi Achraf Hakimi nuk do të lëvizë përderisa nuk mbërrin një ofertë prej 80 milionë euro.

Sipas Sky Sport Italia, Nerazzurët janë të vendosur të mbajnë marokenin nëse nuk dyfishojnë paratë e shpenzuara për blerjen e tij,

22-vjeçari kushtoi 45 milionë euro nga Real Madrid në shtator të vitit 2020 dhe ishte një figurë kryesore në garën e Scudettos, duke shënuar shtatë gola dhe 11 asistime në 45 ndeshje.

PSG ka bërë një ofertë me vlerë 60 milionë euro, por Interi është i gatshëm ta shesë për 80 milionë euro të cilat mund të përfshijnë bonuse të lidhura me performancën për të mbushur hendekun. 

(Kosova Sot Online)