Kosova e nis me fitore

  • A.P /
  • 08 June 2021 - 22:00
Kosova e nis me fitore

Kosova U21 e ka mundur 2-0 Andorrën U21. Dion Berisha dhe Mark Marleku shënuan për fitoren e Dardanëve.

Kosova U21 i ka nisur me fitore kualifikimet për Kampionatin Evropian 2023.

Dardanët arritën të triumfojnë 2-0 në “Fadil Vokrri” ndaj Andorrës U21.

Kosova U21 i shënoi golat në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Fillimisht për 1-0 realizoi në minutën e 83’ Dion Berisha, derisa për 2-0 në minutën e 85’ shënoi Mark Marleku.

Kosova gjendet në Grupin G, së bashku me Shqipërinë, Anglinë e shumë të tjera. 


(Kosova Sot Online)