Rusia merr fitoren e parë në “Euro 2020”

  • A.P /
  • 16 June 2021 - 17:09
Rusia merr fitoren e parë në “Euro 2020”

Rusia e ka marrë fitoren e parë në Kampionatin Evropian, pasi e mundi 1-0 Finlandën. Kështu, pas dy ndeshjeve, tani kanë tri skuadra nga tri pikë, natyrisht Belgjika ende s’ka luajtur sfidën e dytë me Danimarkën dhe ka shansin e vetme të shkojë në gjashtë.

Ndeshjet e “Euro 2020” vazhdojnë të dhurojnë spektakël për fansat gjithë botën.

Nga ora 15:00, u zhvillua ndeshja e dytë në Grupin B mes Finlandës dhe Rusisë, ku fituan këta të fundit me rezultatin minimal 1-0.

Rusia u tregua më bindëse se Danimarka në ndeshjen që u zhvillua në Shën Petersburg, duke rrëmbyer në fund pikët e plota.

Aleksey Miranchuk shënoi golin e fitores për Finlandën në minutën e 45-të, në fund të pjesës së parë.

Ylli i Atalantës e mposhti portierin finlandez me një goditje mjeshtërore pas një kombinimi fantastik të rusëve.

(Kosova Sot Online)