Argjentina e mund Uruguain, Messi asiston

  • S.A /
  • 19 June 2021 - 09:44
Argjentina e mund Uruguain, Messi asiston

Argjentina ka rrëmbyer tri pikë të vlefshme në ndeshjen e dytë në Grupin A në Copa America.

Argjentina në krye me Lionel Messin kanë korrur fitore të madhe të premten mbrëma duke e mposhtur 1-0 Uruguain, për të shkuar në kuotën e 4 pikëve në Grupin A në Copa America, aq sa Kili.

Guido Rodriguez ishte heroi i Argjentinës, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 13’, të asistuar nga Lionel Messi. Leo bëri paraqitje të mirë, por pavarësisht tentimeve, nuk arriti ta gjejë golin.

Sfidën e radhës, Uruguai e zhvillon me Kilin, derisa Argjentina me Paraguain.

https://streamable.com/kfy484

(Kosova Sot Online )