Jo Asociacion, por tërheqje të kufijve të ri me Serbinë!

Jo Asociacion, por tërheqje të kufijve të ri me Serbinë!
Jo Asociacion, por tërheqje të kufijve të ri me Serbinë!

Muhamet Kelmendi

  • 19 June 2021 - 08:57

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Çështja e Asociacionit me komunat me shumicë serbe në Kosovë nuk është hequr nga tavolina e dialogimit. Deklaratat e ambasadorëve të SHBA-së dhe të Anglisë për Asociacion, por jo me kompetenca ekzekutive, është pozitive deri në një shkallë. Mirëpo duhet thënë se në çfarëdo forme që organizohet Asociacioni serb ai i bënë bazat e një shteti të ardhshëm serb, sepse me atë jipet mundësia e vetë organizimit dhe të shpalljes së shtetit serb.

-Në Asociacion duhet domosdo të futet reciprociteti. Me këtë kërkohet qartë që edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës të kenë Asociacion dhe në Sangjak të vendoset Autonomia për atë vend. Këto dy çështje shkojnë bashkë me Asociacionin serb në Kosovë. Kurrsesi nuk duhet të ndahen me veprim njëra nga tjetra.

Kjo, në njërën anë dhe, në anën tjetër, vetë organizimi i Asociacionit serb është në kundërshtim me Kushtetutën. Nuk lejohet në shtete unitare dhe dyshkallësh subjekte që e dëmtojnë atë formë të organizimit të pushtetit. Dyshkallshmëria është e domosdoshme për shtetet e tilla. Çdo veprim a organizim që shpie në nivele tjera të pushtetit është i dëmshëm dhe shkatërrimtar për shtetin. Në fakt unë dua këtu edhe një herë të kërkoj që të mendohet për vijën e re kufitare me shtetin e serbise. Kosovës i duhet Ujmani, Mitrovica dhe Trepça, në kuadër të asaj ane. Natyrisht se këtu vjen tërësisht Lugina e Preshevës si vend për tërheqja të kufijve.

Brenda vendit asnjë exterritorialitet nuk duhet lejuar. Çdo objekt që mendohet të ruhet është NATO dhe vetëm këtij subjekti duhet dhënë kompetenca. Një formë e tille e tërheqjes së kufijve ndërton përfundimisht një bazë të mirë. Kosova është e tillë, vetëm si e tillë edhe fiton kështu të drejtën e bashkimit të saj me Shqipërinë jo në union, por maksimalisht në Federatën Shqiptare të shtetit si formë e shtetit. Kjo është një formë e domosdoshme që Qeveria, partitë politike, Kuvendi, çdo subjekt në Kosovë duhet të mendon dhe urgjentisht të vendoset për veprim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".