Dy yjet e Anglisë mungojnë ndaj Çekisë

  • S.A /
  • 22 June 2021 - 13:07
Dy yjet e Anglisë mungojnë ndaj Çekisë

Dy futbollistët e Anglisë, Mason Mount dhe Ben Chilwell do të mungojnë në ndeshjen e sontme ndaj Çekisë. Kjo pasi që ata duhet të izolohen për shkak të rrezikut të infektimit me koronavirus. Dyshja u pa duke pasur kontakt me bashkëlojtarin e tyre te Chelsea, Billy Gilmour pas barazimit të Anglisë me Skocinë të premten, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ata duhet të izolohen deri më 28 qershor dhe mund ta humbasin edhe ndeshjen e 1/8 së finales së Anglisë. Të dy kanë rezultuar negativ për koronavirus.

Anglia e ka të garantuar një vend në 1/8 e finales së Euro 2020 pas rezultateve të mbrëmshme, por do të tentojnë ta përfundojnë grupin D si fitues. Nëse Anglia përfundon e dyta në grup do ta luajë ndeshjen e tyre të hënën më 28 qershor, por nëse ata e fitojnë grupin do të luajnë një ditë më vonë dhe dyshja do të ishte e gatshme. Mesfushori, Mason Mount ka luajtur çdo minutë për Anglinë në këtë Kampionat Evropian, teksa Chilwell ende nuk ka performuar.

(Kosova Sot Online )