Kjo është kombëtarja që e ka siguruar kualifikimin në Euro 2020 me vetëm një gol të shënuar

  • A.P /
  • 22 June 2021 - 15:54
Kjo është kombëtarja që e ka siguruar kualifikimin në Euro 2020 me vetëm një gol të shënuar

11 kombëtare nga djee kanë siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Evropian. Grupi A, B dhe C kanë përfunduar tri xhirot, nga ku janë mësuar shtatë kombëtare të kualifikuara.

Italia, Uellsi dhe Zvicra janë kualifikuar tutje nga grupi A, Belgjika dhe Danimarka nga grupi B dhe Holanda e Austria nga grupi C

Grupet D, E dhe F do t’i luajnë ende xhiron e fundit, por katër skuadra tashmë e kanë siguruar kualifikimin tutje. Çekia dhe Anglia e kanë siguruar kualifikimin tutje nga grupi D, Suedia nga grupi E dhe Franca nga grupi F.

Te grupi E, Suedia e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales me vetëm një gol të shënuar. Në ndeshjen e paraë barazuan pa gola ndaj Spanjës, kurse në ndeshjen e dytë fituan 1:0 ndaj Sllovakisë.

Nesër Suedia e luan ndeshjen e fundit të fazes së grupeve ndaj Polonisë, por tashmë ata e kanë prer prerë biletën për kualifikim tutje

(Kosova Sot Online)