
Fjalët e para të Milot Rashicës pas transferimit në Premierligë

Milot Rashica është shumë i lumtur që do ta vazhdojë karrierën në Premierligë. 24-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin anglez.
Norwich City ka konfirmuar se ka transferuar sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica nga Werder Bremen,
24-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin anglez.
Ai thotë se gjithmonë ka ëndërruar që një ditë të luajë në Premierligë dhe sot, ajo ëndërr i është bërë realitet.
“Jam me të vërtetë i ngazëllyer që do të luaj para tifozëve të Norwich dhe në Premieligë. Sigurisht që do të jap më të mirën për këtë klubi në çdo ndeshje dhe shpresoj të entuziazmoj tifozët me shumë gola dhe asistime. Mezi pres të filloj”, tha ai.
“Di disa gjëra për klubin, veçanërisht stilin e lojës me Daniel Farke. Dua të vazhdoj të mësoj dhe zhvillohem si lojtar dhe si person dhe mendoj se stili i lojës këtu do të më përshtatet shumë”.
“Kam folur me trajnerin dhe e di se çfarë dëshiron nga unë. Bisedat me të kohët e fundit kanë qenë një ndihmë e madhe dhe jam shumë i ngazëllyer”.
24-vjeçari i bashkohet Norwich Cityt pas tri sezoneve e gjysmë në Bundesliga te Werder Bremen, ku ka bërë 100 paraqitje dhe ka shënuar 27 gola.
(Kosova Sot Online)