Sergio Ramos e zbulon klubin e tij të ri

  • S.A /
  • 23 June 2021 - 10:28
Sergio Ramos e zbulon klubin e tij të ri

Sergio Ramos iu ka thënë ish-bashkëlojtarëve të vet te Real Madridi se do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, sipas mediave spanjolle. Ramosi do të largohet nga Real Madridi këtë verë pasi i kaloi plot 16 vjet në klub, ku fitoi çdo trofe të mundshëm, pasi ai dhe drejtuesit e klubit nuk arritën marrëveshje për vazhdimin e kontratës. Si pasojë mbrojtësi spanjoll do të largohet si lojtar i lirë dhe mund t’i bashkohet cilësdo skuadër në fillim të korrikut.

Është përfolur se për 35-vjeçarin interesim kishin shprehur Manchester Unitedi, Milani, Chelsea dhe PSG-ja.

Por sipas radios spanjolle, Cadena Cope, Ramosi iu ka thënë tre futbollistëve të Real Madridit se do t’i bashkohet PSG-së këtë verë. Raportohet se Ramosi e ka pranuar tashmë ofertën e PSG-së, duke i hedhur poshtë ofertat nga klubet e tjera. PSG-ja është e etur të sjellë mbrojtës me përvojë në skuadër, pas largimit të Thiago Silvas verën e kaluar. Raportohet se gjiganti francez është i interesuar edhe për Raphael Varane, francezin e Real Madridit që kërkohet edhe nga Manchester Unitedi.

(Kosova Sot Online )