Bonucci: “E respektojmë Austrinë, por jemi gati për diçka të madhe”

  • E.K /
  • 26 June 2021 - 13:00
 Bonucci: “E respektojmë Austrinë, por jemi gati për diçka të madhe”

Leonardo Bonucci ka deklaruar se Italia është gati për Austrinë.

Kampionati Europian futet sot në një fazë interesante, atë me eliminim direkt, teksa kalendari ofron dy sfida, në orën 18:00 Uells-Danimarka dhe në 21:00 Itali Austri.

Vëmendja do të jetë te ndeshja Itali-Austri, për të cilën ka folur edhe Leonardo Bonucci.

Arnautovic tha se nuk ka frikë.

Dhe është ashtu, kjo është ajo që çdo lojtar duhet të mendojë. Ne e respektojmë shumë Austrinë, ata kanë cilësi dhe shpejtësi, por ne jemi të gatshëm të zhvillojmë futbollin tonë.

Pse ndihen më të fortë se Austria?

Asnjëherë nuk pretendojmë të jemi më të mirë se kushdo, e kemi treguar me rezultatet se jemi nw rrugwn e duhur, por nëse ulim nivelin e vëmendjes mund të kemi probleme. Gjëja më e rëndësishme për këtë ekip është forca e grupit të saj.

“Jemi të gjithë të etur për të bërë diçka të madhe për vendin”.

(Kosova Sot Online)