Alaba, transferimi i vetëm i Realit këtë verë

  • A.P /
  • 27 June 2021 - 15:11
Alaba, transferimi i vetëm i Realit këtë verë

Carlo Ancelotti e di se nuk do të ketë shumë fytyra të reja që do të vijnë në Real Madrid këtë sezon.

Ai e ka pranuar sfidën e shndërrimit të këtij grupi në kampionë dhe ka punuar shumë për përgatitjet për edicionin e ri/

Drejtuesit e klubit ia kanë bërë të qartë Ancelottit se nuk ka shumë para për të shpenzuar dhe ndoshta me afrimin e Alabas mund të ketë përfunduar merkato verore për ta.

Ancelotti e kupton situatën se klubi duhet të përmirësojë gjendjen financiare dhe blerja e lojtarëve nuk është zgjidhje.

Lojtarët si Mariano, Luka Jovic, Dani Ceballos dhe Brahim Diaz duhet të largohen për të krijuar fonde.

Ka dyshime gjithashtu për të ardhmen e Varane, Hazard dhe Bale, e ardhmja e të cilëve do të bëhet e ditur javët në vijim.

(Kosova Sot Online)