Zvicra fantastike, e dërgon ndeshjen në vazhdime

  • A.P /
  • 28 June 2021 - 23:00
Zvicra fantastike, e dërgon ndeshjen në vazhdime

Ndeshja mes Francës dhe Zvicrës nuk prodhoi fitues dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 3:3.

Ishte Haris Seferovic i cili e shënoi golin e parë dhe kaloi Zvicrën në epërsi duke e befasuar kampionin e botës. Njëherit, ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në minutën e 55-të Zvicra pati mundësinë ta shënonte ndoshta golin e fitores, por Ricardo Rodriguez dështoi të shënonte nga penalltia.

Benzema brenda dy minutave përmbysi gjithçka dhe kaloi Zvicrën në epërsi. Në të 75-tën Pogba dyfishoi epërsinë.

Në të 81-tën, Seferovic ngushtoi epërsinë, kurse në të 90-tën Gavranovic barazoi rezultatin.

(Kosova Sot Online)