Ferencvaros vs Prishtina, gjithçka gati

  • A.P /
  • 06 July 2021 - 17:32
Ferencvaros vs Prishtina, gjithçka gati

Prishtina pas pak do të përballet me Ferencvaros në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues, në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në fushatën e saj debutuese.

Takimi i parë i këtij rrethi do të zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin e Ferencvarosit në Budapest, takimi i kthimit mes tyre zhvillohet pas një jave në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe fitues kalon në rundin e dytë kualifikues, ndërsa humbësi dërgohet në kualifikime për pjesëmarrje në Europa Conference League.

Ky do të jetë takimi i parë mes kampionit të Hungarisë dhe kampiones së Kosovës.

(Kosova Sot Online)