Balotelli transferohet në Turqi

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 18:18
Balotelli transferohet në Turqi

Mario Balotelli transferohet në Turqi. Sulmuesi italian, i cili ishte pa skuadër, pasi i përfundoi kontrata me Monzën në Serinë B, ka firmosur sot një kontratë 3-vjeçare me turqit e Adana Demirspor, që këtë sezon janë ngjitur në Superligë.

Futbollisti 30-vjeçar ka mbërritur që dje në Turqi dhe pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore, ka firmosur edhe kontratën 3-vjeçare, duke rritur ndjeshëm entuziazmin e tifozërisë në klubin turk.

Pas eksperiencave në Serinë A, Serinë B, Premier League dhe Ligue 1, tani kampionati turk është aventura e radhës e Balotellit, që do të provojë të gjejë formën e tij më të mirë dhe të fitojë një ftesë në kombëtaren italiane.

Ai dikur shihej si njëri prej sulmuesve më të mirë në botë dhe lojtari që mund të dominonte në botën e futbollit, por arrogance dhe mos puna e kanë sjell në këtë situatë të sotme, duke luajtur nëpër klube jot ë nivelit të kampionëve. 

(Kosova Sot Online)