
Nuk e di nëse Messi do të fillojë La Ligan në Barça

Ditët po kalojnë dhe Lionel Messi vazhdon të jetë futbollist i lirë.
Barcelona është duke bërë të pamundurën që të plotësojë kriterët për të nënshkruar rinovimin e kontratës me 34-vjeçarin.
Por, para se të ndodhë kjo, Barça duhet ende të shesë, Antoine Griezmann, Dembele, Coutinho janë rrugës për t’u larguar për të mbushur arkat e klubit tani që ka më së shumti nevojë.
Lidhur me situatën e Leos është pyetur edhe numri një i La Ligës, Javier Tebas, i cili ka thënë për El Chiringuito: “Nuk e di nëse Messi do të fillojë La Liga në Barça”.
Ai nuk arriti të garantojë vazhdimin e Messit në La Liga, duke thënë: “Kështu janë rrethanat”.
Sipas Tebas, Barça duhet të fitojë para se të shpenzojë me rinovimin e kontratës së Messit dhe se e vetmja mënyrë është sa më parë shitja e futbollistëve, ndryshe Messi s’mund të qëndrojë.
Anë anën tjetër, Barça është larmuar tashmë se PSG ka kontaktuar babain dhe agjentin e Leos, Jorge Messi, me të cilin ka pasur bisedime të vazhdueshme për ta bashkuar atë me Neymarin në PSG.
Do të jetë një verë e nxehtë dhe e gjatë për Barcelonën që gjendet në një situatë të vështirë ekonomike.
(Kosova Sot Online)