Juve, e vendosur ta zgjidh çështjen e Dybalas

  • G.G /
  • 15 July 2021 - 14:25
Juve, e vendosur ta zgjidh çështjen e Dybalas

Nëse nuk e vazhdon kontratën, “Bianconeri” mund ta shesin sulmuesin argjentinas, pasi në vitin 2022 mund ta humbin pa para

Juventusi është i vendosur që ta zgjidhë sa më shpejt çështjen Paulo Dybala. Sulmuesi argjentinas ka kontratë me “Bianconeri” deri në vitin 2022. Dhe, Bardhezinjtë dëshirojnë ta vazhdojnë atë.

Në të kundërtën, ata mund ta marrin vendimin më të dhimbshëm këtë verë – që ta shesin atë.

Kjo pasi Juve do të mundohet të fitojë para nga shitja e tij, për të mos e humbur pa para vitin tjetër, kur i skadon kontrata. Rikthimi i Massimiliano Allegrit mund ta shtyjë 27 vjeçarin të qëndrojë në Torino. Trajneri italian e vlerëson lart argjentinasin, të cilin mund ta vendos për të luajtur në qendër të sulmit. 

(Kosova Sot Online)