Rashica e paralajmëron Liverpoolin

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 19:10
Rashica e paralajmëron Liverpoolin

Milot Rashica tashmë ndodhet në Angli. Ai është gati për sezonin e ri me klubin e ri, Norwich City.

Nëse gjithçka shkon sipas planeve, Rashica do të debutojë me Norwichin në Premierligë me 14 gusht, në sfidën në shtëpi kundër Liverpoolit.

Ai e di se s’do të jetë i lehtë starti i sezonit kundër një skuadre si Liverpooli, por ka premtuar se janë duke punuar shumë për të qenë të gatshëm për “Redsat”.

“Do të jetë e vështirë ndeshja ndaj Liverpoolit, por deri më tani jemi duke pasur parasezon të mirë dhe kemi edhe disa javë për t’u përgatitur, kështu që do të bëjmë gjithçka për të qenë gati për atë ndeshje”, u shpreh Rashica.

“Jam i ngazëllyer dhe shpresoj se do t’i kemi fansat nga ndeshja e parë. Do të ishte fantastike të startonim sezonin me ta në stadium”. 

(Kosova Sot Online)