Juve e do Gabriel Jesusin

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 15:40
Juve e do Gabriel Jesusin

“Bianconeri” janë në kërkim të një sulmuesi dhe e shohin brazilianin e Cityt si lojtarin ideal për ta mbuluar këtë pozitë

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm. Dhe, “Bianconeri” duket se e kanë zgjedhur atë. Bëhet fjalë për brazilianin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik, “The Sun”.

Me këtë rast, trajneri Pep Guardiola mund të mbetet edhe pa Jesusin në sulm, pas largimit të Sergio Agueros. Në rast të largimit të tij, “Citizens” duhet ta kërkojnë një zëvendësues. Objektivi kryesor i kampionit anglez dhe nënkampionit evropian është Harry Kane i Tottenhamit. 

(Kosova Sot Online)