Ish-ylli i Ajaxit: E putha në gojë Ibrahimovicit, ai m’i dha disa shpulla

  • G.G /
  • 19 July 2021 - 15:30
Ish-ylli i Ajaxit: E putha në gojë Ibrahimovicit, ai m’i dha disa shpulla

Andy van der Meyde ka treguar sesi e kishte puthur në buzë Zlatan Ibrahimovicin derisa ai po flinte në autobusin e ekipit në kohën kur të dy ishin pjesë e Ajaxit.

Por puthja e papritur i kishte kushtuar me shpulla fytyrës ish-mesfushorit holandez.

Van der Meyde ka mundur të bënte shumë më shumë në karrierën e tij, sepse pritjet për të ishin të mëdha. Por faktorë të ndryshëm i pamundësuan suksesin në fushë, megjithëse ai ka luajtur për klube si Inter, Everton, PSV dhe Kombëtaren e Holandës.

Tani, duke folur në një intervistë për karrierën e vet, ai ka treguar disa prej çasteve më qesharake, përfshirë një në të cilin ishte përfshirë edhe Ibrahimovici.

“Kur ishim në Ajax, unë ulesha pranë Zlatanit në autobus”, tha Van der Meyde për VTBL.

Ai shtoi: “Njëherë, ai po flinte dhe unë e putha në gojë. Reagimi i tij ishte i menjëhershëm. Dy sekonda më vonë ai m’i dha disa shuplaka”. 

(Kosova Sot Online)