Zyrtare: Arbër Berisha vishet bardh e kaltër

  • G.G /
  • 30 July 2021 - 14:00
Zyrtare: Arbër Berisha vishet bardh e kaltër

Basketbollisti kosovar, Arbër Berisha është lojtari i radhës që i bashkohet klubit më të trofeshëm shqiptar, KB Prishtina.

Basketbollisti Arbër Berisha është përforcimi më i ri i Sigal Prishtinës për sezonin e ri. Klubi kryeqytetas, të premten ka zyrtarizuar transferimin e Berishës, i cili me Prishtinën ka firmosur kontratë njëvjeçare.

Berisha (202 cm), luan në pozitën e qendrës dhe sezonin e fundit ishte pjesë e ekipit të kategorisë së dytë të Turqisë, Bornova ku pati një mesatare prej tri pikëve e 1.9 kërcimeve për ndeshje. 

https://www.facebook.com/KBPrishtina/posts/4675754989102215

(Kosova Sot Online)