FC Vushtrria mbetet në ligën e parë

  • G.G /
  • 02 August 2021 - 13:54
FC Vushtrria mbetet në ligën e parë

Klubi futbollistik FC Vushtrria sezonin e ri do ta luaj në ligën e parë të Kosovës.

Kjo është bërë publike nga vetë zyrtarë të klubit nga Vushtrria.

“PO ….PO…. PO …. Jemi në ligën e parë. Faleminderit kryesisë së klubit për një punë kaq të madhe! “, thuhet në njfotimin zyrtar nga zyrtar të këtij klubi”, thuhet në faqen zyrtare të këtij klubi.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetar,

Të dashur sportdashës,

Të dashur tifozeri e zjarrt “Forca”

Rikthimi në elitën e futbollit kosovar i klubit tonë të zemrës po ndodh shumë më shpejt se që e kemi paramendu, tashmë është zyrtare se në sezonin 2021/22 do të garojm në Ligën e Parë dhe jo aty ku kishim rënë në ligën e dytë. Ky rikthim i shpejt nuk ishte aspak i lehtë ishte shumë sfidues për ne si kryesi e re por vullneti dhe dëshira jonë u konkretizua me këtë hap gjigand dhe kapërcim të shpejt në një ligë më lart. Tani na pret një rrugë tjetër aspak e leht ku na duhet angazhim edhe më i madh për të arritur tashmë synimin tonë madhor që 100 vjetorin e klubit ta festojm me rikthim në Superligë. Me punë dhe angazhim i arrijm gjitha synimet. Na prift e mbara.

(Kosova Sot Online)