Fitoi të artën në 5,000 metra, Hassan: Pa kafe nuk do të bëhesha kampione olimpike

  • A.P /
  • 02 August 2021 - 18:43
Fitoi të artën në 5,000 metra, Hassan: Pa kafe nuk do të bëhesha kampione olimpike

Atletja Sifan Hassan tha se duhet ta falënderojë kafeinën pasi e fitoi medaljen e artë olimpike në 5 mijë metra vrapim të hënën.

Holandezja po e synon tripletën e medaljeve në 1500, 5000 dhe 10000 metra.

28-vjeçarja Hassan prodhoi një sprint të jashtëzakonshëm në rrethin e fundit për ta fituar medaljen e artë për 14 minuta e 36.79 sekonda, por duket se asaj iu desh pak asistencë për ta arritur këtë sukses.

“Pa kafe nuk do të bëhesha kurrë kampione olimpike” – u shpreh ajo.

Orari i Hassan është jashtëzakonisht i ngjeshur. Ajo duhet të garojë në tri gara të mesme ose të gjata brenda tetë ditëve.

Në garën e 1500 metrave në mëngjes ajo u rrëzua, por arriti që të ngrihet dhe nga vend ii 11-të të kualifikohej në finale duke përfunduar e para.

“S’mund ta besoj. Ishte e tmerrshme kur u rrëzova. Kur rashë dhe duhej të ngrihesha e ndjeva se po shpenzoja shumë energji. S’mund t’i ndjeja këmbët. E gjithë energjia më braktisi. Isha shumë e lodhur. Pa kafe nuk do të bëhesha kampion olimpik. Më nevojitet e gjithë kafeina” – tha ajo.


(Kosova Sot Online)