James e refuzon Sevillën, dëshiron të luajë në Serie A

  • A.P /
  • 04 August 2021 - 23:43
James e refuzon Sevillën, dëshiron të luajë në Serie A

James dëshiron të luajë në Serie A.

James Rodriguez do të ndërrojë sërish skuadër, Rafa Benitez nuk e dëshiron te Evertoni dhe tashmë kolumbiani ka nisur të kërkojë shtëpi të re.

Sipas mediave spanjolle e italiane, Sevilla dhe Milani janë klubet që interesohen më së shumti për ish mesfushorin e Real Madridit.

Madje raportohet se Sevilla ka bërë edhe ofertë zyrtare, por James nuk dëshiron të kthehet në Spanjë.

Ai dëshiron të luajë në Serie A nëse arrin marrëveshje me Milanin dhe gjithçka është në duar të Kuqezinjve, që duhet t’ia plotësojnë kushtet kolumbianit për ta pasur në radhët e tyre. 

(Kosova Sot Online)