Pjanic buzë kthimit në Serie A

  • 05 August 2021 - 13:26
Pjanic buzë kthimit në Serie A

Miralem Pjanic është gjithmonë dhe më afër kthimit tek Juventus.

Sipas Mundo Deportivo, përjashtimi nga miqësorja e luajtur dje nga Barcelona kundër Salzburg ka qenë sinjali i fundit që mesfushori boshnjak është tashmë jashtë planeve të Koeman.

Në ditët e kaluara, menaxheri Ramadani duket se është takuar me drejtuesit e bardhezinjve dhe ka folur në telefon me ata të Barcelona-s për të mbyllur operacionin.

Ka shumë mundësi që Trofeu Gamper i së dielës mes Barçës dhe Juventus do të jetë rasti për arritur marrëveshjen.

(Kosova Sot Online )