Prokuroria Speciale të niset menjëherë në “gjueti” e hetim për aferën e re të lidhur me regjistrime dhe përgjimet që flasin për krimin e zyrtarëve të shtetit

Prokuroria Speciale të niset menjëherë  në “gjueti” e hetim për aferën e re  të  lidhur me regjistrime dhe përgjimet që flasin për krimin e zyrtarëve të shtetit

Hajrullah Tërnava

  • 05 August 2021 - 07:51

Shkruan: Analisti- Hajrullah Tërnava

Në situatën e kriminalizuar në të cilën gjendet tani Kosova, duhet te punohet gjate dhe pandërprere me të gjitha forcat për ta përmirësuar gjendjen e kriminalizuar në nivele të përmasave të mëdha që ka arritur të kriminalizihet tani ky shtet i ri dhe akoma në ndërtim e sipër. Prandaj jo rastësisht edhe faktori ndërkombëtar po e kërkon këtë çështje nga Kosova, që institucionet e shtetit ta luftojnë krimin e organizuar, edhe pastrimin e parasë së pistë, dhe të gjitha format tjera të korrupsionit, mënyra perfide të pasurimit të kundërligjshëm, që janë shkak i bllokimit dhe kusht që Kosovës ti liberalizohen vizat.

-Edhe këto incizime qe janë publikuar tani, jua imponojnë institucioneve të shtetit pa kushte veprimin urgjent që të ndërmarrin masa veprimi kundër krimit. Prokuroria të fillon arrestimin e të gjithë atyre që janë apo dyshohet se mundë të jenë pjesë e kësaj lidhje kriminale, sepse faktet janë publike dhe po e dëshmojnë kriminalizimin e institucioneve dhe kapjen e thellë të shtetit nga nëntoka kriminale. Po shihet ashiqare që edhe shantazhi po përdoret si mjet i arritjes së qëllimeve të caktuara kriminale. Këto audio incizime po tregojnë se është fakt dhe po dëshmohet se shantazhi është përdorur dhe po përdoret në të gjitha institucionet vitale të shtetit, duke filluar nga sistemi i drejtësisë dhe kudo.

Pas rastit me Prokuroren e Krimeve të Rënda, Shemsije Asllanin, ky krim ka prekur edhe kupolën e Inteligjencës Financiare, ku është i përfshirë vetë shefi Dardan Nuhiu për të cilin u raportua shkarkimi i menjëhershëm nga detyra. Këto audio incizimet e fundit po e zbulojnë të vërteten lakuriqe të instalimit të sistemit të krimit të organizuar nga dy dekada të qeverisjes së kaluar, prandaj Ligji i Vetting-ut gjithëpërfshirës duhet të bëhet me tepër urgjencë në të gjitha institucionet, dhe sa më parë të jetësohet kudo neper ato institucione ky dyshohet se janë të përfshira ne krime, ne te njëjtën kohe duhet edhe ligji mbi konfiskimin e pasurive te jashtëligjshme te miratohet, dhe te gjithë atyre qe dëshmohet se janë pasurua jashtëligjshëm, sa ma pare t’iu konfiskohet pasuria.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".