Sot zhvillohet finalja e Superkupës së Anglisë

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 10:58
Sot zhvillohet finalja e Superkupës së Anglisë

Sot do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Anglisë.

Ndeshja do të zhvillohet mes fituesit të Premierligës, Manchester Cityt dhe fituesit të Kupës FA, Leicester Cityt.

Manchester City ishte kampion i sezonit të kaluar në Premierligë, kurse Leicester City e fitoi Kupën e FA duke e mposhtur Chelsean në finale me rezultat 1-0.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Leicester Cityt do të zhvillohet sot në Wembley me fillim nga ora 18:15.

(Kosova Sot Online)