Humbi 3:0 ndaj Barcelonës, por Allegri thotë se Juventusi luajti një ndeshje të mirë

  • S.A /
  • 09 August 2021 - 10:46
Humbi 3:0 ndaj Barcelonës, por Allegri thotë se Juventusi luajti një ndeshje të mirë

Massimiliano Allegri u shpreh se Juventusi luajti një lojë të mirë pavarësisht humbjes 3-0 nga Barcelona të dielën dhe u zotua se është gati për ndeshjen hapëse të sezonit kundër Udineses.

Të besuarit e Allegrit nuk arritën të shfrytëzojnë shanset e tyre dhe u mundën 3-0 nga Blaugrana në miqësoren para-sezonale të Trofeut Gamper.

Por Allegri theksoi se pjesa e parë ishte inkurajuese dhe u shpreh i gatshëm për ndeshjen hapëse kundër Udineses më 22 gusht.

“Më vjen keq për rezultatin, por ekipi luajti një lojë të mirë, veçanërisht në pjesën e parë,” tha Allegri për Sky Sport Italia.

“Ne të gjithë kemi qenë së bashku për vetëm tre ditë. Ne duhet të gjejmë gjendjen tonë më të mirë. Ata ishin shumë përpara, por unë jam i kënaqur me atë që ekipi tregoi” – u shpreh Allegri.

(Kosova Sot Online )