Sterling diskuton me Cityn për kontratën e re

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 15:35
Sterling diskuton me Cityn për kontratën e re

“Citizens” e kanë ndërmend ta “blindojnë” sulmuesin anglez me një kontratë afatgjate. Trajneri Pep Guardiola e konsideron Sterlingun si lojtar mjaft të rëndësishëm për ekipin e tij

Manchester City po planifikon ta “blindojë” Raheem Sterlingun. “Citizens” e kanë bërë gati një kontratë afatgjate, përmes së cilës do t’i siguronin për disa vite shërbimet e sulmuesit anglez.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Sun”. Spekulimet për një largim të tij të mundshëm ishin shtuar me transferimin rekord të Jack Grealish nga Aston Villa.

Sidoqoftë, trajneri Pep Guardiola e sheh përfaqësuesin anglez si njërin prej lojtarëve kryesorë të ekipit dhe nuk dëshiron ta humbasë atë. Për Sterlingun spekulohej se interesim kishin shfaqur gjigantët spanjollë. 

(Kosova Sot Online)