Debutoi në Premierligë me Norwichin, vjen reagimi nga Rashica

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 09:20
Debutoi në Premierligë me Norwichin, vjen reagimi nga Rashica

Milot Rashica dje bëri debutimin e tij në fanellën e Norwich City në Premierligë ndaj Liverpoolit.

Por, ekipi i promovuar në elitën e futbollist anglez u mposht me rezultat 30:3 nga “Reds”.

Ylli kosovar, Milot Rashica e nisi nga fillimi këtë ndeshje, duke luajtur plot 77 minuta.

Pas takimit, ai shkroi në rrjetet sociale për debutimin e tij.

“Rezultat zhgënjyes sonte, por vazhdojmë tutje. Përkrahje e mrekullueshme nga tifozët tanë” – shkroi Rashica në profilin e tij në Twitter.

(Kosova Sot Online)