Pogba do të largohet nga Man Utd vitin e ardhshëm, e pret Real Madridi

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 15:35
Pogba do të largohet nga Man Utd vitin e ardhshëm, e pret Real Madridi

Mesfushori francez, Paul Pogba pritet ta luajë sezonin e tij të fundit si futbollisti i Manchester United.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, francezi nuk do të rinovojë kontratën e cila skadon vitin e ardhshëm.

Ai pritet t’i bashkohet Real Madridit vitin tjetër si lojtar i lirë, pasi të ketë përfunduar kontratën me “Djajtë e Kuq”.

Pogba e nisi në mënyrë fantastike edicionin e ri në Premierligë. Në fitoren 5:1 të Manchester Unitedit, mesfushori francez bëri katër asistime.

Bordi i Manchester Unitedit po përpiqet t’ia ndryshojë mendjen, por mesa duket francezi tashmë ka vendosur rreth të ardhmes së tij.

(Kosova Sot Online)