Bayerni e turpëron kundërshtarin duke ia shënuar 12 gola

  • A.P /
  • 25 August 2021 - 22:35
Bayerni e turpëron kundërshtarin duke ia shënuar 12 gola

Bayern Munich e ka tepruar, pasi ka mposhtur me rezultatin 12-0 modestët e Bremer në Kupën e Gjermanisë.

Choupo Mouting shënoi tre gola në pjesën e parë, ndërkohë që nuk fali as Musiala.

Vendasit realizuan edhe një autogol me Warm dhe 45 minutat e para u mbyllën me pesë gola në favor të kampionëve të Gjermanisë.

Tillman dhe Musiala vazhduan festivalin e golave, ndërkohë që në shfaqje morën pjesë edhe Sane, Cuisance, Sarr e Tolisso, ndërkohë që e shënoi edhe një herë emrin te shënuesit edhe Choupo Mouting.


(Kosova Sot Online)