Bayerni ia merr Leipzigut kapitenin

  • A.P /
  • 29 August 2021 - 14:46
Bayerni ia merr Leipzigut kapitenin

Bayern Munich ëështë pranë transferimit të kapitenit të Leipzigut, Marcel Sabitzer.

Kështu po raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Pas trajnerit Julian Nagelsmann dhe mbrojtësit Dayot Upamecano, bavarezët kanë arritur marrëveshjen edhe me kapitenin e Leipzig, mesfushorin Marcel Sabitzer, transferimi i të cilit në “Allianz Stadium” është vetëm çështje orësh.

Detajet e transferimit nuk bëhet ende të ditura, megjithatë duke qenë se Sabitzer është në vitin e fundit të kontratës, besohet se Bayerni i Mynihut nuk do të paguajë më shumë se 20 milionë euro për të “rrëmbyer” austriakun.

(Kosova Sot Online)